09:57 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ahmeti nuk e përjashton mundësinë e vërshimeve në Kosovë

Njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti, përmes një shkrimi të bërë në llogarinë Facebook ka komentuar motin e lig me shi që ka nisur të mbretëroje në vendin tonë, duke mos e përjashtuar mundësinë e vërshimeve.

“Paralajmërimi i Sektorit të Hidrologjisë të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) për mundësinë e vërshimeve të shpejta për shkak të reshurave të shiut që do përfshijnë vendin tonë në ditët në vijim, duhet të merret seriozisht nga institucionet emergjente të Republikës së Kosovës, me qëllim marrjen me kohë të masave të duhura preventive, ashtu që dëmet e mundshme në rast të këtyre vërshimeve të jenë sa më të vogla”, ka shkruar Ahmeti, përcjellë Indeksonline.

Ndryshe, mot i lig po merr edhe në Shqipëri, ku disa qytete tashmë janë vërshuar nga uji./Indeksonline/