13:38 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ahmeti: Përmbushëm kushtin e fundit, 21 autobusët tani do të porositën

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se pas disa muajsh përgatitjesh, tashmë kanë nënshkruar kontratën e Shërbimeve Publike në mes të Komunës dhe Trafikut Urban.

I pari i kryeqytetit ka thënë se ka përfunduar kushtin e fundit për 21 autobusët e tjerë të cilët tani do të porositen.

“Sa më shumë transport publik e sa më pak vetura”, ka theksuar ai.

Më poshtë postimi i plotë i tij:

Pas disa muajsh përgatitjesh, dje nënshkruam kontratën e Shërbimeve Publike në mes të Komunës dhe Trafikut Urban. Kjo reformë ku ne paguajmë shërbimin me km dhe i marrim te hyrat nga biletat vetë si komunë na mundëson që në dy vitet e ardhshme të ofrojmë shërbime të transportit edhe në vendet ku nuk ka profit, por ka interes publik si dhe na ofron mundësinë (me kosto të saktë) të ofrimit të lirimeve për grupet e cenueshme.

Mos të harrojme që përfunduam edhe kushtin e fundit për 21 autobusët e tjerë të cilat tani do të porositen.

Sa më shumë #transport #publik e sa më pak vetura. #Prishtina./Indeksonline/