Nis funksionimi i 21 autobusëve të rinj në Prishtinë, lajm i mirë edhe për disa fshatra
21 autobusë të tjerë do të jenë në shërbim të qytetarëve në Prishtinë që nga sot.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Madje me shtimin e numrit të autobusëve-urban ka risi edhe në linja. Është pikërisht linja e Kalabrisë që fillon te Pastrimi dhe kalon në rrugë të Kalabrisë përfshinë rrugën te Stacioni dhe tek pjesa e njohur si ‘Banesat e Arabëve’, transmeton Indeksonline.
Gjithashtu linjës 3 do t’i shtohet edhe një sub-linjë e cila kalon te Princi i Arbrit dhe vazhdon në gjithë rrugën Muharrem Fejza.
Një autobus do të jetë i rregullt për qarkullim tri herë në ditë në fshatrat e Gollakut deri në Keqekollë.
Shtimi i këtyre 21 autobusëve të rinj ishte paralajmëruar kohë më parë e që sigurisht Trafiku Urban do të jetë në përmirësim e sipër për të gjithë qytetarët të cilët kanë nevojë për ta shfrytëzuar./Indeksonline/