15:46 / E Martë, 28 Prill 2020 / indeksADMonline

Ahmeti: Përmirësimi i infrastrukturës, punë e përditshme

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se përmirësimi i infrastrukturës është punë e përditshme.

Ai bashkë me Drejtorin e Investimeve Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, Gëzim Mehmeti vizituan sot punimet në dy rrugë të kryeqytetit, transmeton Indeksonline.

Ai tha se projekti po zbatohet sipas planifikimit dhe se tashmë janë në përfundim e sipër.

Postimi i plotë:

PËRMIRËSIMI I INFRASTRUKTURËS – PUNË E PËRDITSHME ⚒

Bashkë me Drejtorin për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave Gëzim Mehmeti kemi vizituar punimet ? në rrugën Ali Pashë Tepelena dhe Karl Gega nē Aktash.

Projekti po zbatohet sipas planifikimit dhe tashmë janë duke përfunduar punimet në rrjetin e kanalizimit atmosferik e fekal duke kompletuar infrastrukturën nëntokësore për këtë pjesë.

#investimet2020

#Prishtina ?

#rriNshpi ?