18:40 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ahmeti përshëndet vendimin e ministrit Shala, ka edhe një kerkesë për prodhime

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka përshëndetur vendimin e Ministrisë së Tregtisë, që çdo produkt që ka mbishkrimin “e prodhuar për Kosovë dhe Metohi” apo UNMIK apo që nuk i referohet Kosovës si shtet të ndalohet.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Ministria e Tregtisë ka marr sot vendim që çdo produkt që ka mbishkrimin “e prodhuar për Kosovë dhe Metohi” apo UNMIK apo që nuk i referohet Kosovës si shtet të ndalohet.

Ky vendim është për tu përshëndetur.

Është mirê tani të zbatohet edhe pjesa e legjislacionit propozuar nga PSD, ku çdo prodhim afër çmimit duhet ta ketë edhe flamurin e shtetit nga i cili vjen. Në vend të bar-kodeve, qytetarët duhet ta dijnë prej nga janë prodhimet që i blejnë.