16:38 / E Premte, 01 Maj 2020 / indeksADMonline

Ahmeti, prishtinasve: Hajde të përdorim pandeminë si arsye e të zvogëlojmë numrin e automjeteve

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me ekipin e tij ka vëzhguar nga afër punimet që po kryhen në rrugën “Bajram Kelmendi” në kryeqytet. Aty po rregullohen rruga, trotuaret si dhe  shtegu i biçikletave, transmeton IndeksOnline.

Ndërsa Ahmeti me këtë rast ka kërkuar nga qytetarët që të përdorin pandeminë si arsye e të zvogëlohet numri i automjeteve.