08:56 / E Hënë, 01 Janar 2018 / indeksADMonline

Ahmeti: Priten shumë projekte të mira për qytetin tonë

Në shesh mbrëm ishte një numër i madh i qytetarëve që kanë zgjedhur të kremtojnë natën më të hareshme të vitit.Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se gjatë vitit që sapo kemi hyrë do të realizohen një sërë projektesh, të cilat do të jenë në të mirën e qytetarëve.

“Është atmosferë fenomenale në shesh. S’kemi pasur ndonjëherë kështu, ndoshta për shkak të kohës dhe temperaturave. Gjithë qytetarëve iu uroj vit shumë të mbarë, shumë lumturi dhe shëndet dhe sa më shumë mirëqenie për të gjithë dhe shpresoj se do të jetë vit më i mirë se sa 2017”, ka thënë Ahmeti.

Duke folur rreth projekteve të planifikuara për vitin që kemi hyrë, i pari i Prishtinës premton realizimin e shumë prej tyre.

“Kemi projekte të mëdha, duke filluar prej parkingjeve nëntokësore, salla koncertale. Do t’i rregullojmë problemet, parkingjet, pallatin e rinisë, do të kemi pishinë, kështu që priten shumë projekte të mira për qytetin tonë”, ka thënë Ahmeti.