17:33 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ahmeti reagon për aksidentet e sotme, kërkon shtim të patrullimit të policisë

Dy aksidente që ndodhen brenda ditës në Prishtinë kanë shtyrë kryetari e kësaj komune të reagoj përmes një statusi në Facebook.

I pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti ka thënë se janë pikërisht shtyllat antiparking që parandaluan ndonjë tragjedi më të madhe, transmeton Indeksonline.

Ahmeti poashtu ka thënë se gjatë kësaj jave do të zhvilloj ënjë takim me Policinë, në mënyrë që të kërkojë shtim të patrullimit.

Postimi i plotë:

Dy aksidente sot në Prishtinë ku shtyllat antiparking parandalojnë ndonjë tragjedi më të madhe. Gjatë javës do të takohem me Policinë për të kërkuar shtimin e patrullimit deri në krijimin e Policisë së Kryeqytetit.