75 Mall Live Search
09:47 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ahmeti: Respektojini masat, ndryshe s’do të ketë krevate për t’u shtrirë e mjekë për t’ju mjekuar

Numri i madh i të të infektuarve gjatë muajve të qershorit, ka filluar të alarmojë edhe institucionet lokale në vend. Se situata mund të dalë fare lehtë jashtë kontrollit e  ka thënë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. E kjo mund të ndodhë po nuk përcillen rekomandimet e dhëna nga institucionet shëndetësore, si bartja e maskës, dorëzave e pastrimi i duarve me dezinfektues, ka thënë Ahmeti, transmeton IndeksOnline.

Ai u është drejtuar qytetarëve jo në cilësinë e kryetarit të Prishtinës, por si një qytetar e familjar.

Ai, madje ka thënë se ka gjasa që edhe ai të infektohet, nga kontaktet me njerëz, por se duke e pasur nënën në moshën 72- vjeçare, nuk do të rrezikojë, por do të aplikojë këto masa të thjeshta, si maska dorëzat e dezinfektuesin.

Më poshtë e keni të plotë statusin e tij:

Gjatë këtyre muajve të pandemisë kam takuar qindra njerëz, kam qenë në kontakt me mjekë, e në lagjet me infeksion. Gjasat për ta marrë virusin kanë qenë të larta. Por, kam përcjellë rekomandimet e mjekëve në maksimum. Maskën, jo kontakte fizike dhe larje e dezinfektim të rregullt të duarve.

Fatmirësisht, deri tani nuk e kam virusin. Por meqë numri i njerëzve që njoh me virusin është shtuar gjasat janë që të infektohem.

Deri atëherë do ta luftoj me gjëra të thjeshta. Maskë, distancë e larje e dezinfektim.

Nanën e kam 72- vjeçare dhe nuk dua ta rrezikoj. Kam parë shumë raste të rënda për ta kaluar si hajgare.

Prandaj sonte nuk po ju flas si kryetar komune, por si qytetar e familjar. Këto rekomandime të thjeshta nuk janë të vështira. Ndryshe s’ka shtet në botë që do ta ndalte përhapjen!

Kujdes! Mund të vërshohemi nga rastet! Pastaj komplikimet e thjeshta mund të bëhen fatale. Thjeshtë, nuk do të krevate për t’u shtrirë e mjekë për t’ju mjekuar.