18:52 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ahmeti: S`e di a do vie sot Abrashi në debat me mua!

Shpend Ahmeti ka bërë me dije se sot ka pranuar një debat me kundërkandidatin e tij për Prishtinën, Arban Abrashin.

Mirëpo, ai është shfaqur pesimit kundrejt paraqitjes së Abrashit në debat.

“Sonte është debati i katërt që kam konfirmuar me kundërkandidatin Arbashi për të ballafaquar idetë, programet dhe për ti adresuar shpifjet. Debati është me Arben Ahmeti në TV Dukagjini prej orës 20:00. Nuk e di a do të shfaqet sonte! Ne do të flasim për katër vitet e ardhshme dhe projektet që e presin Prishtinën. Ditë edhe më të mira po vijnë”, ka shkruar Ahmeti, tranmeton Indeksonline.

Ndryshe, Ahmeti disa herë nëpër debate i ka bërë thirrje Abrashit që të paraqitet kundër tij dhe të debatojnë për Prishtinën./Indeksonline/