11:27 / E Martë, 14 Korrik 2020 / Blerim

Ahmeti: Sot në disa rrugë të Prishtinës, 90 përqind me maska. Falemnderit të gjithëve!

Qeveria e Kosovës në krye me Avdullah Hotin, vendosjen e maskave për parandalimin e pandemisë COVID-19 e ka bërë obligative, në të kundërtën qytetarët mund të gjobiten deri në 500 euro.

E, duket se ka nisur edhe vetëdijësimi për ta respektuar këtë vendim, veçmas në Prishtinë, ku thuajse të gjithë po bartin maska.

Një status në FB e ka bërë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili falënderon qytetarët që po tregohen të kujdesshëm dhe po respektojnë masat.

Ky është postimi i tij:

Sot në disa rrugë të Prishtinës, 90 përqind me maska. Falemnderit të gjithëve.

Përvec që po e ruani vetën, kjo është kujdes ndaj të tjerëve. Mjekët po rrezikojnë jetën e vet për çdo ditë nga më shumë se 10 orë në ditë, e prej neve kërkohet një maskë.

Falemnderit edhe njëherë!

#prishtina