08:42 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / Blerim

Ahmeti thotë që s’kanë marrë ndonjë kërkesë nga Qeveria për stolisjen e Prishtinës me flamuj kombëtarë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka kthyer përgjigje, aktivistit të VV-së, Egzon Azemi, ku ky i fundit kishte shkruar një status në FB, duke thënë që nëse komuna nuk nis stolisjen e kryeqytetit me flamuj kombëtar për festat e nëntorit, këtë do të bëjnë ata.

Ndërsa Ahmeti, ka thënë se kjo është përgjegjësi e qeverisë, e të njëtit nuk kanë dërguar ndonjë ftesë komunës.

“E mirë ideja! Ashtu kështu jena tu u marr me pandemi me staf më shumë se të përgjysmuar! Na me pandemi, e dikush me stolisje!

P.S. Në festa kombëtare/nacionale, qeveria e cila ka përgjegësinë (më saktësisht protokolli i shtetit) kërkon ose ndihmën nga komuna ose këekon që komuna që ti vendos flamujt. Deri dje nuk ka ardh kërkesë edhe pse sot thanë që gjatë ditës e kërkojnë”, shkruan Ahmeti./Indeksonline