12:44 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Ahmeti: Urime Prishtinë, fituam të drejtën e nikoqirit për eventimentin Manifesta 14

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se kryeqyteti është përzgjedhur nikoqir për organizimin e eventimentit më të madh artistik evropian, Manifesta 14.

Në një postim në Facebook, Ahmeti ka shkruar se do të punohet shumë për tri vitet e ardhshme që të sillen në Kosovë mbi 200 mijë vizitorë të huaj, transmeton Indekonline.

Më poshtë postimi i Ahmetit:

Lajmi i shumëpritur u zyrtarizua sot

Prishtina ka fituar të drejten e nikoqirit të një prej evenimenteve më të mëdha artistike në Evropë – Manifesta 14 në vitin 2022.

Pas Zurich 2016, Palermo 2018, Marseille 2020, është Prishtina 2022. Në një garë me Vienën dhe Kievin, bordi i Manifestes ka zgjedhur aplikimin e Prishtinës duke dërguar mesazhin se Ballkani është pjesë e Evropës dhe se mund të kontribuojë.

Në tre vitet e ardhshme do të punojmë që ky organizim që sjellë mbi 200 mijë vizitorë të jetë më i miri ndonjëherë. Manifesta do të sjellë, artistë, urbanistë, e intelektualë ndërkombëtar për të diskutuar, intervenuar, e ngritur çështje për hapësirën tonë të përbashkët.

Urime Prishtinë! /Indeksonline/