21:24 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ahmeti- Zybës: Jam qytetar krenar i Kosovës, nuk e kam synim azilin, nuk ia kam frikën kërcënuesve

Salih Zyba nga Lëvizja Vetëvendosje ditë më parë përdori një gjuhë përçarëse dhe kërcënuese në një status të publikuar në Instagram.

Pas euforisë së fitores së partisë të cilës i takon, Zyba tha se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përveç që nuk do të jetë deputet, nuk do të jetë as kryetar komune. Madje ai tha se vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku.

Pas këtij kërcënimi të hapur që pati Zyba, tanimë ka reaguar edhe Shpend Ahmeti, i pari i PSD-së, i cili tha se është qytetar krenar i Kosovës dhe se nuk e ka synim azilin në asnjë shtet tjetër.

“Nuk ja kam pas frikën kërcënuesve në asnjë rrethanë e aq më pak disave që i njoh mirë”, shtoi ai, transmeton Indeksonline.

Ahmeti uroj miqtë e tij, duke shtuar se Kosova ka mjaft probleme për t’i zgjidhur./Indeksonline/