18:54 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ahmeti, Ymeri e Sejdiu shpalosin programin e partisë në takime në Bruksel (Foto)

Përfaqësuesit e Partisë Social Demokrate janë duke qëndruar në Bruksel.

Është pikërisht nënkryetari i kësaj partie, Visar Ymeri i cili ka bërë të ditur se bashkë me të parin e partisë, Shpend Ahmeti dhe kryetarin e Grupit Parlamentar, Dardan Sejdiu kanë shpalosur programin e partisë për një Republikë të zhvilluar e sociale të qytetarëve të barbartë, transmeton Indeksonline.

Ymeri ka thënë se kanë shprehur edhe shqetësimin e tyre për procesin e dialogut me Serbinë.

Postimi i plotë:

Në ditën e dytë të vizitës sonë në Bruksel, me Kryetarin e PSD Shpend A. Ahmeti, dhe Kryetarin e GP Dardan Sejdiu, takuam eurodeputetin Ivo Vajgl, si dhe David Cullen e Kyriacos Charalambous nga kabineti i Komisionerit Hahn, e Anna Vezyroglou e Anna-Maria Eleni Boura nga kabineti i Komisionerës Mogherini.

Në këto takime shpalosëm programin tonë socialdemokrat për një Republikë të zhvilluar e sociale të qytetarëve të barabartë, si dhe për shqetësimin tonë me avansimin e procesit të dialogut me Serbinë pa marrë paraprakisht legjitimitetin institucional e politik nga Kuvendi e pa pasur platformë të qartë se si të mbrohet Republika e territori i saj në këtë dialog.