12:29 / E Mërkurë, 13 Prill 2022 / B O

Ahmetxhekaj: 6 persona janë larguar nga RTK-ja, nuk vinin fare në punë

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbim Ahmetxhekaj ka dhënë detaje të punës tre mujore për periudhën janar-mars.

Ai ka thënë se janë munduar të vendosin rregull pasi në RTK ka pasur shumë parregullsi.
Ahmetxhekaj u shpreh se janë gjashtë persona që ua kanë shkëputur kontrata pasi të njëjtit nuk janë paraqitur fare në punë.

“Janë gjashtë persona që ju ka shkëputur kontrata pasi nuk e kanë respektuar orarin e punës, apo nuk janë paraqitur fare në punë ndërsa tre janë në procedurë”, ka thënë ai.

U.D i drejtorit të RTK-së, Ahmetxhekaj tutje u shpreh se kanë gjetur aty një person me tre aktakuza aktive dhe ndaj të cilit kanë iniciuar procedurat e parapërjashtimit.