15:28 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Air France” zvogëlon emetimin e dyoksidit të karbonit në fluturimet e brendshme

Shefi ekzekutiv i “Air France”-s Anne Rigaj njoftoi sot se linja ajrore do të zvogëlojë sasinë e dyoksidit të karbonit të emetuar gjatë fluturimeve të brendshme deri në vitin e ardhshëm.

Ajo u tha mediave vendore se linja ajrore franceze, do të investojë “disa milionë euro” në projekte të tilla si mbjellja e pemëve që do të neutralizonin dyoksidin e karbonit si rezultat i rreth 500 fluturimeve në ditë në Francë.