22:22 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

“Air” Ronaldo se korit Juven në derbi, bëhet interesant për top 4-she

Juventusi ka barazuar 1-1 në derbin lokal ndaj Torinos. Në fakt, kampionët e Italisë në pjesën më të madhe të ndeshjes ishin në disavantazh pas Torino kishte shënuar në minutën e 18 me anë të Lukic.

Por, Juven nuk e koriti në derbi Cristiano Ronaldo. Ylli portugez shënoi gol të bukur me kokë pesë minuta para fundit të ndeshjes.

Juve tashmë është shpallur kampion, por që barazimi ka rëndësi të madhe për skuadrën mysafire.

Torino ka 57 pikë, një më pak se Roma që është në vendin e katërt dhe do të jetë në garë deri në fund për një pozitë që dërgon në Champions League./Indeksonline/