15:34 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Ajax në hall me Ramazanin, fizioterapeuti i klubit e quan “papërgjegjshmëri” vendimin e lojtarëve

Përpara ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit të mërkurën, Ajax po pret të shoh se cfarë do të vendosin lojtarët e tyre mysliman.

Noussair Mazraoui, Hakim Ziyech dhe Zakaria Labyad, janë lojtarët e Ajax që do të agjërojnë për Ramazan.

Një zëdhënës i klubit tha për gazetën De Telegraaf se lojtarët do të kenë lirinë e zgjedhjes dhe se “nëse dikush dëshiron të agjërojë gjatë kësaj periudhe, ai duhet të pajtohet me trajnerin dhe stafin mjekësor”, shkruan IndeksOnline.

Mirëpo fizioterapisti i klubit, Raymond Verheijen, ka rekomanduar që Mazraoui dhe Ziyech dhe Labyad të shtyjnë agjërimin dhe në një intervistë me gazetën De Telegraaf ka thënë se “do të ishte krejtësisht e papërgjegjshme të pajtohesh me Ramazanin në këtë kohë të sezonit”.

Siç shpjegoi ai, mungesa e ushqimit dhe e lëngjeve në orët që çojnë në ndeshje shkakton që muskujt të kontraktojnë më ngadalë dhe të rrisin rrezikun e lëndimit.

I vetmi që ka folur deri më tani është Mazraoui, i cili konfirmoi se ai synon të ndjekë parimet e Islamit, duke mos ngrënë as mos pirë gjatë ditës.

“Unë jam mësuar me këtë. Ka mendime të ndryshme, por kjo është zgjedhja ime, ndihem shumë energjik gjatë Ramazanit “, tha Mazraoui.

Nëse të tre lojtarët i përmbahen agjërimit, i bie që atë nuk do të hajnë ushqim apo pijnë pëngje në 15 orë para fillimit të taimit, pasi agimi i kësaj të mërkure në Amsterdam është planifikuar për 6.00 në mëngjes dhe muzgu në 21.15.

“Loja është në orën 21:00 (CET), në ora 21:15 d të kisha mundësi të pij diçka, nëse luaj, mund të shkoj shpejt anash fushe për të pirë”, tha Mazroui. /IndeksOnline/