21:43 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Ajax nuk ia doli në Evropë por shpallet kampion në Holandë

Ajax përmbyll një sezon shumë të mirë duke u shpallur kampion në Holandë.

Skuadra nga Amsterdami përfundoi në vendin e parë në Eredevise me 86 pikë, tri pikë më shumë se PSV.

Në ndeshjen e fundit, katër herë kampionët e Evropës mposhtën Graafschapin me rezultat 1-4.

Ajax depërtoi deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ku u eliminua nga Tottenham vetëm në sekondat e fundit. /IndeksOnline/