15:25 / E Enjte, 20 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ajax vazhdon me trajnerin që e dërgoi deri në gjysmëfinale

Nuk mund të mos kishte një fund të lumtur martesa mes Erik ten Hag dhe Ajax-it. Trajneri holandez ka udhëhequr skuadrën drejt një rilindjeje të jashtëzakonshme, me një sezon për t’u vënë në kornizë, veçanërisht në Evropë, ku ëndrra Champions u shua në minutat e fundit të gjysmëfinales së kthimit. 

Tani ka ardhur lajmi që do të gëzojë tifozët e gjigantëve të Holandës. Ten Hak ka rinovuar kontratën e tij me klubin deri në 2022-shin, duke zgjatur me dy vite marrëveshjen e mëparshme, e cila skadonte në qershor të 2020-ës.

Ka qenë vetë klubi që ka lajmëruar rinovimin në rrjetet sociale. Nën drejtimin  e Ten Hag, Ajax-i fitoi titullin dhe Kupën e Holandës sezonin e kaluar.