20:11 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ajër i ndotur edhe sonte në kryeqytet

Edhe sonte qytetarët e Republikës së Kosovës janë të detyruar të thithin ajrin e ndotur.

Sipas matësit të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, sonte ajri është në shkallën që cilësohet ‘i pashëndetshëm’, shkruan Indeksonline.

Me 127 pmm, qytetarët e Prishtinës me rrethinë po përballen prapë me ajër të pashëndetshëm, sikurse ndodh gjatë netëve të ftohta.

Kujtojmë se institucionet kanë ndërmarr disa hapa për të parandaluar ndotjen e ajrit, por pa rezultate konkrete. /Indeksonline/

Temat: