23:23 / E Martë, 05 Dhjetor 2023 / MSH

Ajër i pashëndetshëm në Prishtinë, IKShPK vjen me rekomandim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se ajri sonte në Prishtinë është i pashëndetshëm.

IKShPK-ja i ka ftuar qytetarët që të reduktohen daljet në qytet dhe në vendet e tjera me ajër të ndotur.

“Sidomos në mëngjes dhe mbrëmje, e sidomos personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Sipas IKShPK-së, indeksi i cilësisë së ajrit sonte në Prishtinë është 177.

May be an image of text that says '+ IQAir i Pristina Pristina Kosovo 177 US AQI Unhealthy 3° 3.7 km/h 87%'