75 Mall Live Search
11:40 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ajeti në kërkim të një skuadre, italianët i bëjnë marketing

Arlind Ajeti është një nga lojtarët e kombëtares shqiptare që nuk ka gjetur ende ekip së bashku me Naser Alijin dhe Armando Vajushin. Mërgim Mavraj u tregua më i shkathët dhe firmosi me Arisin e Selanikut. Mbrojtësi u largua në verë nga Torino me shpresën se duke dalë një futbollist i lirë do të kishte më shumë mundësi për të gjetur skuadër. Në fakt nuk ka ndodhur kështu, pasi 24-vjeçari ende nuk ka firmosur me asnjë klub.

“Calciomercato.com” ka listuar listën e lojtarëve që janë ende pa skuadër dhe që mund të bëjnë mirë me ekipe të tjera. Mes tyre figuron dhe emri i shqiptarit Ajeti. Ky i fundit është ndër lojtarët më interesantë, pasi për nga vlerësimi ekonomik është i dyti. Ai vlerësohet me 1 milion euro së bashku me Giuseppe Rossin. Sulmuesin e njohur që po kërkon një “strehë të re”.

I vetmi lojtar i listës së përpiluar nga portali italian dhe që vlen më shumë se Ajeti është Miguel Veloso. Mesfushori vlen 2 milionë euro më shumë se Ajeti, pasi në tregun e lojtarëve kap shifrën e 3 milionë eurove.

Lista e plotë e përpiluar nga “Calciomercato”:

Nicolas Burdisso – mbrojtës – 300,000 euro

Giuseppe Rossi – sulmues – 1 milion

Marco Storari – portier – 100,000 euro

Daniel Pavlovic – mbrojtës- 400.00 euro

Raffaele Palladino – mesfushor krahu- 200.00 euro

Mariano Izco – mesfushor – 300,000 euro

Boukary Dramè – mbrojtës- 400,000 euro

Aleandro Rosi – mbrojtës- 900,000 euro

Miguel Veloso – mesfushor -3 milionë

Simon Laner – mesfushor – 50,000 euro

Hrvoje Milic – mbrojtës – 500,000 euro

Aleksander Tonev – sulmues – 700.000 euro

Arlind Ajeti – mbrojtës- 1 milion

Riccardo Piscitelli – portier  – 75,000 euro

Gianluca Gaudino – mesfushor – 500,000 euro

Leonardo Rivoira – mbrojtës- 50,000 euro