11:01 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vdes ish talenti i Baselit, Arlind Ajeti e kujton me një foto

Arlind Ajeti ka publikuar në faqen e vet në Instagram një fotografi të vjetër, të një grupi lojtarësh të rinj ku bënte pjesë edhe ai. Fotoja është e para 10 viteve pak a shumë dhe tregon kombëtaren zvicerane U15.

Mbrojtësi i Shqipërisë dhe Grasshopper shkruan: “Prehu në paqe, legjendë”.

Ajeti po mban zi për shokun e tij Yanick Gloor, ish-futbollist i të rinjve të Basel-it, i ndarë nga jeta më 27 tetor për një hemorragji cerebrale.

Gloor ishte vetëm 25 vjeç dhe Ajeti ka luajtur me të deri tek U18 e Basel-it.

Temat: