17:35 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ajeti pas transferimit te skuadra e Celtic: Janë ekip me traditë të madhe

Tashmë është zyrtar transferimi i Albian Ajetit në klubin skocez, Celtic.

Për shumë 6 milionë euro, futbollisti kosovar nga West Hami i’u bashkua klubit skocez për të vazhdur një avneturë të re.

Ndërkaq, Ajeti pas transferimit foli edhe për faqen zyrtare të klubit, ku tha se ndihet mirë dhe se klubi i Celtic ka një traditë të madhe.

“Di shumë për klubin. Janë ekip me traditë të madhe dhe mendoj se të gjithë e njohin Celticun. Mezi pres të luaj para tifozëve të Celticut, që ka qenë edhe arsyeja pse erdha këtu. Mendoj se Celticu më përshtatet shumë si sulmues, dhe shpresoj t’i bëj të lumtur tifozët”, ka deklaruar ai.