Ajeti shënoi golin e vetëm për Baselin në Ligën e Kampionëve (Video)
Albian Ajeti ka shënuar golin e vetëm për Baselin në Ligën e Kampionëve.
Klubi i Baselit u mposht 2 me 1 nga PAOK-i i Greqisë, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm për klubin nga Zvicra e shënoi kosovar, Ajeti në minutën e 82’të. Dy golat e fitores për ekipin grek i shënuan; Canas (32’të) dhe Prikjovic (80’të).
Në këtë takim vlen të përmendet se mungoi kosovari tjetër, Taulant Xhaka. Ndeshja e kthimit zhvillohet më 1 gusht në stadiumin zviceran./IndeksOnline/