22:33 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Albian Ajeti shënon për Baselin

Albian Ajeti ka shënuar gol në ndeshjën e javës së 14-të të Superligës së Zvicrës në mes të Thunit dhe Baselit.

Fitorja i takoi vendasve të cilët fituan me rezultat 4-2.

Njërin nga dy golat për skuadrën e Baselit e shënoi sulmuesi me prejardhje shqiptare, Albian Ajeti.

Ajeti shënoi golin e dytë për mysafirët, duke ngritur epërsinë në 0-2, mirëpo Thun përmbysën rezultatin duke shënuar plot 4 gola.

Ajeti numëron gjashtë gola deri tani dhe ka katër asistime /IndeksOnline/

Temat: