18:37 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

Ajeti shënon dy gola në fitoren e Baselit, i prinë listës së golashënuesve në Zvicër (Video)

Sulmuesi kosovar, Albian Ajeti ka shënuar dy gola në fitoren e Baselit 5 me 1 ndaj Young Boys.

Skuadra e Baselit “shkatërroi” kampionin e ri të Zvicrës, Young Boys në xhiron e 34’të, shkruan IndeksOnline.

Dy gola në këtë përballje i shënoi edhe Albian Ajeti. Kosovari shënoi në minutat 26’të dhe 79’të.

Me këto dy gola, tani Ajeti kryeson listën e golashënuesve në Superligën e Zvicrës me 15 gola dhe 5 asistime.

Dy ndeshjet e fundit për Baselin në këtë sezon, janë: 13 maj ndaj Zurich dhe 19 maj ndaj Luzern./IndeksOnline/