23:33 / E Diele, 24 Janar 2021 / R

Ajo ironizoi me sloganin e LDK-së, Gecaj ia kthen: “Duda ka n’Dud … veç verës”

Slogani i LDK’së sot nxiti reagime të shumta nga politikanë, analistë politik dhe njohës të çështjes, duke shprehur habi për kuptimin që qëndron prapa këtij slogani.

LDK vendosi që në zgjedhjet e 14 shkurtit të garojë me sloganin ‘’Shteti.shtet’’.

Për këtë slogan pati edhe ironizime nga disa kandidatë për deputetë në këto zgjedhje. Një nga to ishte edhe ironizimi nga Duda Balje, e cila në një status shkroi ‘’Duda.dudë.’

Nuk vonoi shumë dhe për këtë reagoi një nga anëtarët e LDK’së, Bajram Gecaj, i cili shkroi ‘’ Duda ka n’Dud … veç verës!’’.

Partitë kanë zgjedhur slogane të ndryshme për të garuar në këto zgjedhje, slogane të cilat përdoren më pas nga aktivistët dhe votuesit për të treguar përkrahje ndaj këtyre partive të caktuara.