21:11 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ajo mahniti Rita Orën, por a e dini se e cilit këngëtar është kjo vogëlushe?

Këngëtarja Rita Ora ditën e djeshme, me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës erdhi në Prishtinë.

Ajo, kishte konfirmuar një koncert i cili u mbajt për nder të kësaj date me më shumë se 300.000 njerëz të pranishëm.

Por para fillimit të koncertit ajo është mirëpritur nga krekët e lartë të shtetit dhe ka pranuar edhe dhurata.

E ajo çfarë e ka mahnitur Rita Orën ishte pritja që i është bërë nga vogëlushja Jale Jashari, e cila është vajza e këngëtarit Enis Jashari.

Këngëtarja shqiptare me famë në të gjithë botën videon me Jalën e ka publikuar edhe në profilin e saj ku ka shkruar: Zemra ime e ëmbël, një mirëseardhje e mirekullueshme. Krenare të jem shqiptare, për momente të tilla. Të dua

Jala është një artiste e talentuar dhe kjo vërehet nga imazhet e saj në llogarinë që ka në Instagram.