Ajri i ndotur, Prishtina në këto momente si duket
Cilësia e ajrit këto ditë ka qenë e pashëndetshme.
Duke u bazuar në matjet e përditshme nga Ambasada Amerikane, cilësia e ajrit ditët e fundit ka qenë jo e mirë për shëndetin e njeriut apo sic e përshkruajnë ata ‘unhealthy’.
Cilësia jo e mirë e ajrit është vërejtur tash kur temperaturat kanë shënuar rënie.
Me rënien e temperaturave, është rritur përdorimi i thëngjillit nëpër shtëpi, ku po konsiderohet si ndër ndotësit me të mëdhenj të ambientit.
Ndërsa, edhe për peletin që po përdorët shumë nga qytetarët, po dyshohet se përbëhet nga plastika dhe goma që kur digjen lirojnë gazra të pashëndetshme dhe si e tillë ndotë ajrin.
Ndryshe, javë më parë, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka marrë vendim që më punëtoreve të KEK-ut të mos u jepet thëngjill.
Po ashtu, inspektorati i MMPH-së dhe Policia do të inspektojnë nëpër rrugë nëse ka shitje të thëngjillit.
Më poshtë u sjellim foto të realizuara sot, ku shihet ajri tejet i ndotur./Indeksonline/