22:37 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Ajri i Prishtinës nuk është asgjë, Arsenali është më i dëmshëm (Video)

Arsenali po vazhdon me formën e dobët këtë sezon, duke u mposhtur edhe nga Swansea, shkruan indeksonline.

Skuadra e Wenger është mposhtur me rezultat 3-1 nga skuadra që po lufton për mbijetesë në Premierligë.

Edhe pse në epërsi 1-0 me golin e Nacho Monreal në minutën e 33-të, Arsenali pësoi më pas tre gola.

Dy golat e Sam Clucas dhe një të Ayew i sollën fitoren Swanseas.

Pas kësaj humbje, Arsenali është e gjashta me 42 pikë, ndërsa Swansea largohet nga pozita e fundit me 23 pikë. /IndeksOnline/