22:26 / E Enjte, 11 Korrik 2019

Ajsbergu më i madh në botë është në lëvizje

Kanë kaluar dy vite që kur blloku i akullit i njohur si A68 u shkëput nga Antarktida.

Dhe satelitët kanë treguar se ajsbergu më i madh në botë po lëviz në ujërat e Weddell Sea dhe tani po shkon në veri përgjatë gadishullit të Kontinentit të Bardhë.

Për njëfarë kohe, dukej sikur masa e ngrirë prej 160 km ishte e mbërthyer në një pjesë të cekët të detit.

A68 ishte në rrezik të bëhej akulli “më i madh” në botë.

“Për një objekt që peshon rreth një trilion ton, ajsbergu A68 duket mjaft i shkathët,”-tha Adrian Luckman. “Ajsbergu është 160 km i gjatë por vetëm 200 metra i trashë. Është befasuese sa pak dëme ka pasur në udhëtimin e tij deri më tani.”

A68 u shkëput nga Larsen C Ice Shelf në korrik 2017.