00:29 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe gotat e plastikës që i kushtuan gati 9 mijë euro!

Së fundmi, me gota të plastikës është furnizuar Akademia e Kosovës për Siguri Publike.

Për kontratën në fjalë, janë ndarë fillimisht 9.990,00 euro, shkruan Indeksonline.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik : ” ATC ” SH.P.K nga Drenasi.

Vlera e përgjithshme e kontratës është finalizuar për 8.602,80 euro.

Tutje, bëhet me dije se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 9.447,00 euro./Indeksonline/