13:18 / E Mërkurë, 27 Prill 2022 / C E

Akademia Olimpike e Kosovës anëtarësohet në Akademinë Olimpike të Evropës

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) që nga viti 2022 ka qenë anëtare e Akademisë Olimpike të Evropës, ndërsa anëtarësimi i saj u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Katërt e EOA më datën 21 prill.

Drejtori Fitim Arifi së bashku me koordinatoren Diellza Kelmendi ishin dy prezantuesit e aktiviteteve të Akademisë Olimpike të Kosovës (AOK).

Me rastin e këtij anëtarësimi të AOK-ut në Akademinë Olimpike të Evropës, kjo e fundit ka reaguar përmes një komunikate zyrtare duke treguar se qëllimi i EOA-s është që të krijojë mundësitë që sporti në Kosovë të arrijë pikat më të larta botërore.

Shkrimin e plotë të EOA-së e gjeni më poshtë.

“Drejtori Fitim Arifi dhe koordinatorja Diellza Kelmendi prezantuan sot aktivitete e Akademisë. KOA është pjesë e NOC të Kosovës dhe ka detyrën që të promovojë vlerat Olimpike në Kosovë. Misioni i Akademisë është që të promovojë Vlerat Olimpike dhe Shpirtin Olimpik, e po ashtu të sjell standardet më të larta të edukimit dhe profesionalizmit të komunitetit të sportit në Kosovë.

Vizioni i Akademisë Olimpike është që të përforcojë brendin Olimpik në Kosovë duke ndërgjegjësimin për Lëvizjen Olimpike dhe edukimin e gjeneratave të profesionistëve në fushën e sportit për të krijuar mundësi për sporte më të forta dhe më të zhvilluara në Kosovë”.