16:00 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Akademia Serbe e Shkencave me libër për Kosovën

Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve njoftoi se do të publikojë shumë shpejt një libër me mendimet e anëtarëve të saj rreth Kosovës, ndoshta deri në fund të këtij muaji.

Ky edhe do të jetë kontributi i saj në dialogun mbi Kosovën  të iniciuar nga Presidenti Aleksandar Vuçiq.

Ljubomir Maksimoviq, nënkryetar i kësaj akademie, tha në një konferencë shtypi se libri do të përmbajë, në një pjesë, tekstet autoriale të disa prej anëtarëve që “janë veçanërisht të spikatur në profesionin e tyre për të shprehur mendimin e tyre shkencor”.

Ai tha se tekste autoriale nuk do të jenë më shumë se dhjetë, dhe ai iu referua autorëve si “Vuksanoviq, Varad, Çavoshki”.

Në pjesën e dytë të librit, ai shpjegoi se do të përfshihen diskutimet  e organizuara nga Departamentet e Akademisë për  Kosovën, me emrat e pjesëmarrësve dhe çfarë thanë ata.

Sipas tij, libri do të ketë rreth 250 faqe, dhe do të ketë tirazh të madh.

Temat: