Akili – pa medalje, mposhtet në raundin e tretë
Akil Gjakova është mposhtur në raundin e tretë nga belgu Dirk Van Tichelt, dhe ka mbetur pa medalje në këtë Grand Slam.
Xhudisti kosovar fillimisht kaloi rrethin e parë pa duel, ndërsa në atë të dytin mposhti me lehtësi indianin, Nilesh Balhara.
Dje, Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë, ndërsa motra e Akilit, Nora u eliminua më herët sikurse i vëllai.
Nesër, do të garojë edhe xhudistja e fundit nga Kosova, Loriana Kuka./Indeksonline/