14:31 / E Shtunë, 24 Tetor 2020 / Blerim

Akili nuk ia del në rundin e tretë, përfundon garën në Budapest

Akil Gjakova nuk arriti ta mposhtë xhudistin nga Moldavia, Pelivan Petru dhe kështu u eliminua nga Grand Slami i Budapestit.


Me ”Ippon”, xhudisti nga Moldavia e fitoi këtë duel të vlefshëm për rundin e tretë, shkruan IndeksOnline

Ky dule i takoi kategorisë -73 kilogram.

Kujtojmë se në rundin e dytë, Gjakova mposhti xhudistin nga Gjeorgjia, Lasha Shavdatuashvili.