22:24 / E Martë, 28 Qershor 2022 / OSH

Aksident në kryeqytet, vetura godet dy femra (Pamje)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Sipas informacioneve të para, vetura ka goditur dy femra.

IndeksOnline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, IndeksOnline është në pritje te përgjigje të Policisë së Kosovës për detaje më shumë lidhur me këtë rast.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarve.

Në fotografi shihet se një numër i qytetarëve janë afruar për të dhënë ndihmën e tyre./IndeksOnline/