14:25 / E Shtunë, 16 Shtator 2023 / Gj. Sh

“Akoma keni dyshime për më të mirin”, Simeone: Pas Botërorit, çfarë të bëjë më shumë Messi?!

Diego Simeone, trajner i Atletico Madrid është një nga ata që nuk ka aspak dyshime apo ndrojtje t’i përgjigjet pyetjes se cili është lojtari më i mirë në botë. “El Cholo”, e theksoi edhe njëherë tjetër se Messi është më i miri dhe sipas tij, pas Botërorit të fituar me Argjentinën, për këtë temë nuk duhet të ketë më debat.

“Cili është lojtari më i mirë në botë? Është e thjeshtë, Messi. Sapo është shpallur Kampion i Botës, çfarë tjetër duhet të bëjë?”, u shpreh Simeone që preferoi t’i përgjigje shkurt dhe në mënyrën më konkrete të mundshme pyetjeve rreth Messit.

Kujtojmë se së fundmi mbi suksesin e Argjentinës në Katar, u ngritën shumë dyshime nga ish-trajneri i Holandës, Louis Van Gaal i cili theksoi se Botërori ishte i vendosur dhe se atë duhej ta fitonte kombëtarja amerikano-latine si një shpërblim për Messin.