11:31 / E Martë, 28 Nëntor 2023 / S Z

AKP ka nxjerrë në shitje lokale e prona atraktive në disa rajone të Kosovës

Agjencia Kosovare e Privatizimit ju fton të konkurroni për t’u bërë pronar i pronave të shumta në lokacione atraktive në disa qytete të Kosovës. Në valën e fundit të shitjeve të aseteve, e cila është shpallur me 9 nëntor dhe do të jetë e hapur deri me datë 29 nëntor, janë tenderuar shumë prona që ofrojnë mundësi të shkëlqyeshme për blerje dhe zhvillim të biznesit tuaj.


Blerësit mund të konkurrojnë për njërin apo më shumë nga këto asete. I gjithë procesi i dorëzimit të ofertave dhe i hapjes së çmimeve është i siguruar dhe garantuar dhe zhvillohet me transparencë të lartë, në prani të mediave dhe gjithë blerësve konkurrentë dhe transmetohet drejtpërdrejt.


Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve me Likuidim nr.64 duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 29.11.2023, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull.

Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.


Listën e Aseteve të tenderuara mund t’i gjeni në linkun https://www.pak-
ks.org/page.aspx?id=1,65,%20751
Me këtë rast AKP njofton opinionin publik se janë tërheq nga SHAL 64 asetet në vijim:
 Njësia nr.02 – Motel Drini i Bardhë
 Njësia nr.05 – Bankkos Lokali në Podujeve
 Njësia nr.08 – Toka në Mirocë  – NSH KB Perparimi
 Njësia nr.12 – Bankkos Lokali në Deçan
 Njësia nr.14 – Mulliri Lokali në Obiliq
 Njësia nr.28 – BVI për Mbrojtje Kundër Breshërit Lokali në Dardani
Për më shumë informata, palët e interesuara mund të kontaktojnë AKP-në, Rruga “Dritan
Hoxha Nr.55”, 10000 Prishtinë, Kosovë, apo në tel: +383 (0) 38 500 400.