10:01 / E Premte, 19 Gusht 2022 / B O

AKP shpall Shitjen e Aseteve në Likuidim SHAL 58

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka shpallur sot Shitjen e Aseteve në Likuidim SHAL 58. Me këtë rast ka nxjerr në shitje prona atraktive në tërë territorin e vendit. Në këtë valë janë përfshirë asete mjaft tërheqëse në të gjitha rajonet e Republikës së Kosovës.

Në komunën e Mitrovicës së Jugut dhe Veriut është numri më i madh i aseteve atraktive, përkatësisht lokale të sipërfaqeve të ndryshme të përshtatshme për zhvillim të veprimtarive biznesore. Në rajonin e Gjilanit AKP ofron një numër më të vogël asetesh, respektivisht depo dhe tokë. Ndërkaq në rajonin e Pejës në këtë shitje janë përfshirë asete po ashtu tërheqëse parcela toke me sipërfaqe të ndryshme në të cilat mund të zhvillohen industri bujqësore si dhe depo. Në rajonin e Prizrenit, konkretisht në Dragash AKP ka nxjerrë në shitje lokale më sipërfaqe të ndryshme atraktive për zhvillim biznesi. Të gjitha këto asete të ndërmarrjeve shoqërore paraqesin mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë.

Shpallja publike për këto  asete është bërë sot me 19 gusht 2022. Ndërsa dorëzimi i ofertave bëhet me datë 7 shtator 2022. Gjatë kësaj periudhe palët e interesuara e kanë mundësinë që të marrin informata më të detajuara si dhe t’i vizitojnë për së afërmi pronat e ofruara për shitje.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve me Likuidim nr.58 duhet të dorëzohen në“Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 7 shtator  2022, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Për më shumë informata, palët e interesuara mund të kontaktojnë AKP-në, Njësinë për Marketing dhe Marrëdhënie me Investitorë, Rruga “Dritan Hoxha Nr.55”, 10000 Prishtinë, Kosovë.

Tel: + 383 (0) 38 500 400, lok. 1090

e-mail: shitja@pak-ks.org / sales@pak-ks.org

www.pak-ks.org