18:10 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

AKR e Behgjet Pacollit voton ‘PRO’ formimit të Qeverisë Kurti

Dy deputetët e Aleancës Kosova e Re kanë votuar ‘PRO’ formimit të qeverisë së re të udhëhequr nga Albin Kurti.

Kryetari i kësaj partie, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për formimin e qeverisë, transmeton Indeksonline.

“AKR sapo ka votuar Qeverinë e re të Kosovës. Urime të gjithë qytetarëve!”, ka shkruar Pacolli në postimin e tij./Indeksonline/