12:20 / E Hënë, 31 Korrik 2023 / mp

Akreditohen Shkolla e Mesme Teknik i Optikës – Opticient dhe Shkolla e Mesme e Teknologjisë Informative dhe Elektroteknike në UBT

Është akredituar Shkolla e Mesme Teknik i Optikës – Opticient (niveli 3 dhe 4) dhe Shkolla e Mesme e Teknologjisë Informative dhe Elektroteknike (niveli 4), nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve – AKK, duke kompletuar zingjirin e fushë-veprimtarisë së arsimit në kuadër të ekosistemit më të madh të inovacionit dhe shkencës në Kosovë dhe rajon, UBT-së.

Shkolla e Mesme Teknik i Optikës – Opticient dhe Shkolla e Mesme e Teknologjisë Informative dhe Elektroteknike, janë të vetmet në Kosovë që do të ofrojnë një program të pasur dhe janë mundësi e rëndësishme për të rinjtë që dëshirojnë të specializohen në këto fusha të rëndësishme dhe me perspektiva të ndryshme profesionale.

Shkollat e mesme të akredituara në UBT ndërthuren dhe ndërveprojnë me universitetin, duke krijuar një sinergji të dobishme midis fushave të studimit të tyre dhe programeve të ofruara nga UBT. Kjo sinergji nxit rritjen e mundësive për studentët për të zgjeruar horizontet e tyre të dijes dhe për të pasur një njohuri të thellë dhe të plotë në fushën e studiuar.

Me këto akreditime të arritura, UBT ka shpalosur angazhimin e tij të vazhdueshëm për të ofruar një mjedis të përkrahur dhe të cilësisë së lartë arsimore për studentët në Kosovë dhe rajon. UBT ka bërë përpjekje të mëdha për të zhvilluar fushat e inovacionit dhe shkencës dhe të investojë në arsimin e të rinjve, duke i përgatitur ata për sfidat e një tregu globalizuar.

UBT vazhdon të forcojë pozicionin e tij si një institucion lider në fushën e inovacionit dhe shkencës në Kosovë dhe rajon.