Aksesorët që ua plotësojnë pamjen tuaj!
Trendet e bizhuterive ndryshojnë çdo sezon ashtu si veshjet, këpucët apo çantat. Prurjet e reja të këtij viti me shumë mundësi do të përqafohen nga masa, sepse janë thjesht të adhurueshme. Gjithmonë duhet të bëjmë hapësirë në gardërobën tonë për bizhuteritë apo aksesorët, sepse këto të fundit gjithmonë plotësojnë outfitin tonë dhe e ngrenë këtë të fundit në një tjetër nivel. Këtu po listojmë katër tendencat e vitit 2019, të cilat kanë dalë direkt nga koleksionet e stilistëve me famë botërore.
Guaskat janë një nga trendet në ngjitje këtë sezon. Të përshtatshme për periudhën e verës, varëse, vëthët apo byzylykët me guaska do t’i shihni jo vetëm në plazh…
Zinxhirët e trashë të artë do të jenë një Must për vitin 2019. Ky trend do të na kthejë pas në vitet ’80 e ndonëse mund të duket një trend paksa retro a demode, zinxhirët e trashë në ngjyrë floriri (qofshin origjinalë apo jo ) do të jetë në modë.
Vathë të ndryshëm
Nëse do të ecnit në rrugë para disa vitesh me vathët e ndryshëm, ndoshta njerëzit do të habiteshin , por këtë vit, kjo është moda. Veç veshjeve vajzave do u duhet të kombinojnë edhe vathët.
Trend: flokët me vaj
Para se të lini shtëpinë, sigurohuni që mos t’ju lëvizë qimja… Flokët e kapura bisht, topuz, duhet të jenë të lidhura fort pas kokës dhe të lyera me dyll apo vaj