20:05 / E Hënë, 30 Gusht 2021 / OSH

“Aksham Pazari” i Barcelonës, po i largon 3 lojtarë dhe po i mbush mirë arkat e klubit

Klubi i Barcelonës duket se ka ndezur motorët në fundin e merkatos.

Katalunasit pritet që shumë shpejtë të zyrtarizojnë largimin e tre futbollistëve, transemton Indeksonline.

Mbrojtësi brazilian, Emerson Royal pritet të transferohet në Tottenham për 30 milionë euro.

Pas tij, talenti Ilaix Moriba pritet të transferohet në Leipzig për shifrat 15 deri 20 milionë euro.

Së fundmi po raportohet se portieri brazilian, Neto ka kërkuar largimin nga katalunasit. “Blaugranët” do ta shesin atë sa po të vjen një ofertë 8 milionë euro./Indeksonline/