09:55 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Aksident fatal në Llapushnik, vdes 21 vjeçari (Video/Foto)

Mbrëmë pas mesnate ka ndodhur një aksident me fatalitet në magjistralen Prishtinë-Pejë, ku ka  mbetur i vdekur një person. Personi që vdiq në aksidentin në Llapushnik 21 vjeçari me inicialet A.Q., është vetaksidentuar.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, Daut Hoxha nga Policia e Kosovës.

“Me datën 02.03.2018,rreth orës 02:40, një vetëaksident trafiku është shkaktuar në magjistralen Prishtinë-Pejë, afër  Llapushnikut. E përfshirë ka qenë një veturë Golf 19 E ngjyrë e hiri me targa vendore. Drejtuesi i veturës (viti i lindjes. 1996-Rajoni Pejë)  është dërguar me autoambulant në QKUK, ku si pasojë e lëndimeve raportohet se i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante policore për të kryer procedurat e vendshiqimit.

“Ndryshimet atmosferike, mjegullat, temperaturat e ulëta dhe ngricat kanë krijuar rrethana të vështirësuara për qarkullim nëpër shumë rrugë të vendit.  Policia e Kosovës me njësitet e saj po përpiqet me përkushtim në gjithë vendin për menaxhimin e trafikut rrugor dhe duke u angazhuar në mënyrë aktive në funksion të një sigurie më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit në rrugë. Përseri apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave që dalin nga ligjet e trafikut, të kenë pajisje dimërore për një siguri më të madhe gjatë qarkullimit në këto rrethana, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore, e në veçanti të atyre me pasoja fatale”, ka theksuar Hoxha.

Më poshtë gjeni videon dhe foto nga vendi i aksidentit të siguruara nga Indeksonline.