21:24 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Aksident i frikshëm në Vaqarr, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një aksident i frikshëm ka ndodhur natën e sotme pranë kthesës së Arbanës në Vaqarr, ku për pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur dy të tjerë.

“News 24” raporton se makina ka përplasur për vdekje këmbësorin e ndërsa më pas ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanal.

Në makinën ndodheshin dy persona shoferi dhe një pasagjer po ashtu të mbetur që të dy të plagosur nga aksidenti. /albeu.com/

Temat: