Aksident i frikshëm në Vlorë, makina përfundon në dyqan e plagos rëndë shitësin
Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në Vlorë, ku një makinë ka bërë aksident dhe ka përfunduar brenda një dyqani.
Ngjarja ka ndodhur në në rrugën parlele me lungomaren në zonën e Ujit të Ftohë zona e quajtur 7 pallatet.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se nga aksidenti në Vlorë ka mbetur i plagosur shitësi i dyqanit i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Benzi me targë AA070AH ka hyrë brenda një dyqani. Drejtuesi i mjetit është Ervin Dedaj, ndërsa i plagosuri nga ky aksident Engjell Bilalaj.
Njoftimi i policisë
Më datë 30.11.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në rrugën ”Sulejman Delvina”, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i 7 Pallateve”, ka ndodhur një aksident.
Policia ka shkuar pranë vendit të ngjarjes dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti tip Benz, i drejtuar prej shtetasit E.D., 42 vjeç, ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur me dyqanin e shtetasit E.B., i cili në atë moment ishte duke hapur qepenin e dyqanit.
Shtetasi E.B., ka shkuar në Spiatal për ndihmë mjekësore, por jo si pasojë e ndonjë dëmtimi të aksidentit por sepse ka pasur probleme kardiake.
Ka vetëm dëme materiale.
Specialistët e Policisë Rrugore kanë vijuar procedurat administrative ndaj shtetasit E.D., sipas procedurave standarte.